Emocione dhe rekorde në Nairobi, me mitingun e radhës të Kategorisë Gold në garat e atletikës. Një tjetër ekskluzivitet i Oversport dhe Kompanisë Tibo, që sjell emocionet e kampionëve botërorë të atletikës, kulmoi me triumfin e djalit të shtëpisë, kenianit Ferdinand Omanyala.
Në finalen e 100 metrave për meshkuj, ai triumfoi me kohën 9.85’, duke mposhtur Fred Kerley me kohën 9.92’. Për femra kohën më të shpejtë e regjistroi Fraser Pryce, sprintjerja rekordmene nga Xhamajka me kohën 10.67’.
“E pata premtuar dhe ia dola. Kam rekorde, por dua që të fitoj tituj”, tha shkurtimisht triumfuesi në finalen e 100 metrave për meshkuj, Omanyala.
Në hedhjen e çekiçit për meshkuj triumfoi polaku Wojcieh Nowicki me provën e tij 81.43 metra, ndërsa në finalen e 1500 metrave për meshkuj ishte Abel Kipsang që e preu i pari vijën e finishit me dominimin në fundin e kësaj gare.
Kanadezi Aaron Brown mposhti pretendentin amerikan, Kyree King në finalen e 200 metrave për meshkuj.
Gara e 1500 metrave për meshkuj u fitua nga etiopiani Turi Mirkana Lellisa ndërsa për femra në këtë disiplinë, e para finishin e preu Melkan Alemayehu Kassa. / Oversport.tv