Mjaftojnë 28 milionë euro, Chelsea arrin marrëveshjen me talentin francez

Chelsea bën një tjetër goditje në merkato. Këtë herë “Blutë e Londrës” janë pranë finalizimit të një afrimi me prespektivë.

Bëhet fjalë për mesfushorin Lesley Ugochukwu nga Rennes. Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, mungon vetëm njoftimi zyrtar pasi gjithçka tjetër është mbyllur për këtë tratativë.

Chelsea do të paguajë për 19-vjeçarin 28 milionë euro, ndërsa Lesley Ugochukwu do të firmos një kontratë disa vjeçare. Për lojtarin janë rezervuar edhe vizitat mjekësore, ndërsa mbetet për t’u qartësuar nëse Chelsea do ta mbajë në skuadër që në këtë sezon, apo do të huazohet te Strasbourg. /oversport.tv