Mjaftojnë 35 milionë euro, Milani kërkon të afrojë yllin e Sassuolos

Milani është duke luftuar për titullin kampion gjatë këtij sezoni, por drejtuesit po mendojnë si të përforcojnë ekipin. Sipas asaj që raporton Tuttosport, kuqezinjtë janë vënë në lëvizje për të gjetur një sulmues që do të jetë në lartësinë e duhur për krahun e majtë.

Saelemaekers dhe Messias nuk kanë bindur dhe për rrjedhojë nevoja për të ndërhyrë në krahun e majtë të sulmit është evidente. Milani kështu është rikthyer te një preferencë e vjetër e tyre. Bëhet fjalë për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi.

Italiani është duke zhvilluar nje sezon mjaft të mirë ku ka shënuar 12 gola si dhe ka asistuar 10 herë për shokët e ekipit. Kjo nuk është hera e parë që Milani kërkon Berardin, të cilit mund t’i ofrojë vitrinën e Champions League për ta bindur.

Nga ana tjetër, kërksa e Sassuolos është të paktën 35 milionë euro për kartonin e lojtarit. Pikërisht, këtu Milani mund të stepet disi, por gjithsesi, sipas prestigjiozes italiane, kuqezinjtë po planifikojnë të ofrojnë shumë e kërkuar nga drejtuesit e Sassuolos. /oversport.tv