Mjaftojnë 36 milionë euro, luftë mes Juventusit dhe Milanit për kampionin e botës

Rodrigo De Paul mund të largohet në fundin e sezonit nga Atletico Madrid. Palët nuk duken të kënaqura më me njëra-tjetrën dhe kjo gjë ka bërë që mesfushori argjentinas të jetë në kërkim të një aventure të re.

Sipas asaj që raporton Marca, në luftë për kampionin e botës janë edhe dy gjigantët italianë, Milani dhe Juventusi. Të dyja ekipet kanë filluar të bëjnë vlerësimet e para për mesfushorin dhe shumë shpejtë mund të nisin edhe kontaktet me agjentin e lojtarit.

De Paul zhvilloi një Botëror mjaft të mirë në Katar dhe për të lënë të lirë lojtarin kërkon të paktën 36 milionë euro. Një shifër që nuk konsiderohet disi e lartë nga dy klubet e Serie A, por nuk përjashtohet një sforco ekonomike nëse De Paul e tregon formën e tij të mirë edhe me Atleticon në pjesën e mbetur të sezonit. /oversport.tv

Foto: AFA – Selección Argentina, Facebook