Mjaftojnë 40 milionë euro, Liverpooli gati të blejë kampionin e botës

Pas një sezoni jo në lartësinë e duhur, Liverpooli ka nisur nga puna për të forcuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Në listën e dëshirave të Jurgen Klopp janë disa emra, ku një prej tyre është edhe kampioni i botës me Argjentinën, Max Allister.

Ky i fundit është pjesë e Brighton dhe nën urdhrat e Roberto De Zerbit ka bërë një sezon fantastik, ku klubi bëri një arritje historike duke u kualifikuar në Europa League. Për këtë arsye, për Max Allister janë interesuar shumë klube të rëndësishme në Europë, por Liverpooli duket se është në “pole position”.

Megjithatë, drejtuesit e Brighton, i kanë bërë me dije Liverpoolit dhe shifrën që duhet të paguajë për të bërë të tijin lojtarin argjentinas. Vetëm 40 milionë euro mjaftojnë të derdhen në arkat e Brighton, në mënyrë që Mac Allister të lihet i lirë. /oversport.tv

Foto: Selección Argentina, Twitter