Mjafton Dembele, Barcelona triumfon në shtëpinë e Atletico Madridit

Barcelona mposht në “Wanda Metropolitano” Atleticon e Madridit në supersfidën e javës së 16-të të LaLigas. Katalanasit triumfuan falë supergolit të Ousmane Dembele në pjesën e parë të takimit.

Një ndeshje mjaft emocionuese me Barcelonën që kërkon të dominojë lojën që në minutat e parë. Të besuarit e Xavit shfaqen rrezikshëm me kalimin e kohës dhe arrijnë të gjejnë golin e avantazhin me Ousmane Demebele.

Nuk e humbet torruan nga ana tjetër Atletico që hidhet në kërkim të golit të barazimit, por shpërdoron tre raste të mira, fillimisht me Llorente e më pas me Gimenez e Griezmann.

Ne pjesën e dytë, loja është disi më e balancuar me të dyja ekipet që rrezikojnë vazhdimisht, por në asnjë rast nuk tregohen të qartë. Në fundin e ndeshjes ekipet mbeten edhe me 10 lojtarë për shkak të daljes me karton të kuq të Ferran Torres dhe Savic. Sfida mbyllet më pas me fitoren minimale të Barcelonës që kalon një test mjaft të rëndësishëm ku për më tepër mungonte edhe sulmuesi kryesor, Robert Lewandowski.

Me këtë triumf katalanasit ngjiten në kuotën e 41 pikëve në krye të tabelës së klasifikimit, 3 më shumë se Real Madridi. Atletico ndërkohë pas 16 javësh ndodhet në vendin e pestë me 27 pikë. /oversport.tv

Foto: LaLiga, Twitter