Mjafton goli i Casemiros, Brazili kualifikohet për fazën e 1/8

Një gol i Casemiros i jep fitoren e dytë në grupin G Brazilit dhe kualifikimin për fazën e 1/8 pasi mposht Zvicrën me rezultatin minimal 1-0. Zvicerianët u dorëzuan pas 83 minutash lojë me “Seleçao” që arrin të realizojë pas disa kombinimeve të bukura në zonë.

Nuk ka shumë raste në pjesën e parë me Brazilin që përpiqet të gjejë hapësira në mbrojtjen e Zvicrës që është vendosur mirë. Vinicius ka mundësinë e parë për të realizuar, por pa sukses. Edhe rastet e tjera nuk e ndryshojnë dot rezultatin, ndërsa pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura.

Tite bën disa zëvendësime dhe Brazili hidhet në sulm në kërkim të fitores. Zvicra nga ana tjetër provon të kap në befasi amerikano-latinët, por nuk arrijnë dot të regjistrojnë asnjë goditje në kuadrat. Pas një orë lojë, Brazili arrin të realizojë me Vinicius Junior, por goli anulohet nga sistemi VAR për një pozicion jashtë loje të Richarlison.

Brazili rrit presionin dhe ia del të realizojë në minutën e 83 me anë të Casemiros. Disa kombinime të bukura në zonë me Rodrygon që pason për mesfushorin e Manchester United që me një goditje fluturimthi e çon topin në rrjetë.

Pas golit Zvicra kërkon të ndryshojë fatin e takimit, por lë shumë hapësira në prapavijë. Megjithatë, as Rodrygo dhe as Vinicius nuk i shfrytëzojë rastet e krijuara dhe në fund sfida mbyllet me fitoren minimale 1-0.

Me këtë rezultat Brazili ngjitet në kuotën e 6 pikëve në grupin G dhe kualifikohet për fazën tjetër. Ndërkohë që Zvicra do të luaj kualifikimin për fazën e 1/8 në ndeshjen e fundit me Ganën ku të dyja ekipet kanë nga tre pikë. /oversport.tv

Foto: CBF Futebol, Twitter