Fiorentina kualifikohet për në çerekfinalet e Kupës së Italisë, pasi ka mposhtur minimalisht 1-0 në “Franchi” Sampdorian.
Një gol i Barak në mesin e pjesës së parë i ka dhuruar fitoren dhe kualifikimin skuadrës “vjollcë”, që në çerekfinale do të përballet me Torinon.
Të dyja skuadrat hedhin në fushë shumë lojtarë që janë aktivizuar pak në kampionat dhe ritmi i ndeshjes nuk është shumë i lartë. Sampdoria godet traversën me Montevago, Fiorentina zgjohet dhe gjejnë golin e avantazhit me çekun Barak.
Pavarësisht përpjekjeve në pjesën e dytë, rezultati i sfidës nuk ndryshon. Sampdoria mbyll sfidën me 10 lojtarë pasi Murillo largohet me karton të kuq. Kualifikohet Fiorentina që në çerekfinale do të luajë kundër Torinos. / Oversport.tv