Mjafton një gol i Lookman për të mposhtur Fiorentinën, Atalanta i bashkohet Napolit në krye

Atalanta nuk ndalet dhe rikthehet të fitojë edhe në shtëpi, duke mposhtur 1-0 Fiorentinën. Falë tre pikëve të marra mbrëmjen e sotme skuadra e Gasperinit i bashkohet Napolit në krye të renditjes.

Pjesa e parë mbyllet pa gola dhe protagonist bëhet VAR, që ndryshon kartonin e Kouamé nga të kuq në të verdhë.

Pas një ore lojë mendon Lookman, që të zhbllokojë ndeshjen dhe të shënojë golin që vlen fitoren pas një asisti të Muriel. Atalanta ngjitet në krye dhe këtë sezon ka bërë nisjen më të mirë të kampionatit në të gjithë historinë e saj. / Oversport.tv

Foto: Atalanta B.C. Twitter