Mjafton raundi i parë, Duka shpallet sërish presidenti i FSHF

Armando Duka është shpallur fituesi i zgjedhjeve në FSHF. Ai ka marrë një tjetër mandat dhe do të jetë për të paktën 4 vite të tjera në drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Nga 43 pjesëmarrës në votim, dy vota dolën të pavlefshme. Duka arriti të fitonte që në raundin e parë të zgjedhjeve me 37 vota. Ai mori votat e nevojshme për tu shpallur fitues.

Ndërkohë që rivali tjetër Sulejman Starova mori vetëm 4 vota. Dritan Shakohoxha nuk ishte prezent, ndërsa nuk mori asnjë votë në votimin gjatë asamblesë.

Ky është mandati i gjashtë i Dukës në drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit./oversport.tv