Mjafton Zielinski, Napoli mposht Salernitanën me rezultat minimal

Napoli ende nuk njeh humbje këtë sezon në Serie A. Ekipi i Spalletit ka mposhtur me rezultat minimal Salernitanën falë golit të Zielinskit. Kështu, Napoli ngjitet në krye të renditjes, në pritje të supersfidës së darkës Roma-Milan.

Ndeshja nuk pati ritmin e pritur me Napolin që tregoi lodhje fizike gjatë gjithë ndeshjes. Në pjesën e parë u regjistrua vetëm një goditje në portë dhe ajo erdhi nga ekipi salern. Kështu, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Në pjesën e dytë, Napoli kërkoi të fitonte me çdo kusht. Edhe pse rritmi përsëri nuk ishte ai që pritej, rastet në portën kundërshtare nuk munguan. Një aksion i mirë i Napoletanëve, gjeti Petagnan të lirë në zonë që me kokë goditi tranversën. Në po të njëjtin aksion, topi u ndal në këmbët e Zielinski që pak metra larg portës nuk shpërdoroi duke e çuar rezultatin në 1-0.

Më pas në vend të golave, ndeshjen e mbizotëruan kartonët e kuq. Do të ishte Kastanos që do të ndëshkohej për vendasit pas një ndërhyrje të gabuar. Pak minuta më vonë e njëjta situatë u paraqit në ekipin napoletan që pa mbrojtësin e tyre Koulibaly të dilte nga fusha e lojës pas kartonit të kuq.

Megjithatë, Napoli arriti një fitore të vuajtur në transfertë ndaj Salernitanas që e bën ekipin e Spalletit të marrë fitoren e 10-të ketë edicion të Serie A, dhe ta vazhdojë hapin e kryesuesit.

 SERIE A-JAVA E 11-TË
SALERNITANA-NAPOLI 0-1
Shënues:
Zielinski 61’