Lajme të këqija në kampin zikaltër. Dyshimet e djeshme në lidhje me dëmtimin e Stefano Sensit në ndeshjen kundër Sampdorias, janë konfirmuar sot nga analizat mjekësorë që kreu lojtari.
Ja dhe njoftimi zyrtar i Interit në lidhje me gjëndjen e lojtarit: “Stefano Sensi ka kryer rezonancën magnetike në klinikën “Istituto Clinico Humanitas”, pas dëmtimit në gju që pësoi në ndeshjen e djeshme kundër Sampdorias.
Analizat kanë evidentuar një dëmtim në ligament. Lojtari do të kryejë analiza të tjera javën e ardhshme”.
Të paktën nuk ka këputur ligamentet thonë në kampin zikaltër, por mesfushori do të qëndrojë të paktën një muaj larg fushës së blertë.
Në dyshim për ndeshjen kundër Realit të Madridit në Champions mbetet edhe Alessandro Bastoni, megjithëse shanset për një rikuperim të mundshëm janë reale./Oversport.tv