Mkhitaryan e mbyll me kombëtaren armene, zyrtarizon tërheqjen

Henrick Mkhitaryan ka deklaruar tërheqjen nga kombëtarja armene për tu përqendruar tek karriera e tij si futbollist vetëm në klube.

“Të dashur miq, mbaj mend se kur vesha për herë të parë fanellën e kombëtares sime, ka qenë një miqësore kundër Panamasë, ndërsa golin e parë e kam shënuar në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës kundër Estonisë”, ka shkruar lojtari i Romës në Instagram.

“Pas 95 ndeshesh të luajtura me skuadrën kombëtare vendosa që të tërhiqem nga kombëtarja e Armenisë. E mora këtë vendim pas ndeshjes sime të fundit kundër Gjermanisë në nëntor.

Mendoj se është momenti i duhur. Dhashë gjithçka mundesha për kombëtaren time”, ka shkruar Mkhitaryan. / Oversport.tv

Foto: AS Roma Twitter