Agim Ibraimi, Stenio Junior, jo vetëm derbi i kryeqytetit, por edhe një derbi mes dy ish-lojtarëve të Shkëndijës së Tetovës, protagonistë në “Elbasan Arena” sonte. Në fund nuk kishte fitues, pasi Dinamo-Partizani përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.
Një ndeshje e luftuar, që nisi me një rast të pashfrytëzuar nga Stenio Junior, kurse Dinamo nga krahu tjetër nuk fali me kapitenin Agim Ibraimi. Mesfushori mposhti portierin Alban Hoxha me një gjuajtje të saktë në hyrje të zonës.
Partizani nuk kishte rrugë tjetër dhe duhet të barazonte. Tre raste të mira i pati në këtë ndeshje Tedi Cara, ndërkohë që u mundua të lënë shenjë me tentativat e tyre edhe Musta, Albion Marku dhe Kacce.
Në fundin e pjesës së parë, me ndërhyrjen e VAR u ndëshkua me karton të kuq Sofranac dhe Partizani duhet të shfrytëzonte epërsinë numerike. U desh një penallti, pas faullit të Sidibe ndaj Carës, për t’i shtuar Dinamos në llogari golin e dytë të pësuar në 4 ndeshje.
Stenio Junior nuk fali nga pika e bardhë dhe vendosi epërsinë, por duhej edhe goli i fitores. Në fund u mundua Sota me një goditje me kokë, por që nuk kishte shënjestrën e duhur. Kështu Partizanit iu desh të pajtohej me barazimin, i treti deri më tani në 4 javë kampionat.
ABISSNET SUPERIORE – JAVA 4
Dinamo-Partizani 1-1
Shënues: Ibraimi 15’ / Stenio Junior 76’
/ oversport.tv