Modelja e akuzoi, Wanda shpërthen: Do ta dish kush është ku*rva që u nis foto të martuarve?

Wanda Nara dhe Mauro Icardi po përjetojnë një krizë. Bukuroshja ka kërkuar divorcin nga sulmuesi i PSG, për shkak se ajo mendon se e tradhton me aktoren China Suarez. Jo vetëm kaq, pasi janë publikuar edhe mesazhe që i ka dërguar argjentinasit.

Së fundmi Wanda Nara ka shpërthyer pas një komenti që ka bërë në Twitter Alejandra Maglietti. Modelja argjentinase mendon se kemi të bëjmë me një shfaqje.

“Ajo që është e qartë është që kjo e Wanda Nara është një shfaqje. Në dramën e saj vë në skenë një grua tjetër, e ekspozon pa dhënë emra dhe e bën atë objekt fyerjesh të çdo lloji. Na kthen mbrapa 100 vite”, shkruan Maglietti.

Replika e Wanda Nara nuk ka vonuar: “A ke nevojë për emra idiote? Apo për një hartë për të ditur se kush është ku*va që i dërgon foto të martuarve! Ta dërgoj privatisht nëse je e vetmja që nuk e ka kuptuar”.