Moggi: Italia s’di të shënojë pa Immobilen, fajin e kanë drejtuesit e futbollit italian

“Pa Immobilen, kjo kombëtare nuk di më të shënojë”. Kështu e ka nisur kritikën e tij Luciano Moggi për kombëtaren italiane që nuk arriti dot të kualifikohet direktë për “Qatar 2022”.

Ish-drejtori sportiv i Juventusit dha një intervistë për Libero ku ndër të tjera foli edhe për situatën ku Italia dhe trajneri Mancini po ndodhen. Ai kritikoi se mungesa e një sulmuesi në kombëtare vjen edhe si pasojë e zgjedhjeve që bëhen nga klubet ne kampionat.

“Nuk ka asgjë për të bërë, futbolli ynë nuk dëshiron më të ngrihet. Ai dukej se po rikuperohej pas fitores së europianit, më pas u shemb sërish nën goditjet e Zvicrës. Mancini duhej të rrëmonte në të metat e drejtuesve aktualë të futbollit, të cilët tashmë e kanë zakon të hedhin në fushë edhe 10 lojtarë të huaj, madje 11 në disa raste. Duke humbur thellësinë që Immobile di t’i japë skuadrës, u zhdukën edhe hapësirat për shokët e skuadrës”. /oversport.tv