Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi i është përgjigjur Massimo Morattit pas deklaratës së tij ku ngacmonte juventinët dhe rikujtoi Calciopolin. Ai tha se fjalët e Morattit janë të pavërteta dhe akuzoi atë se ka fallcifikuar një pasaportë për Alvaro Recoba.
GËNJESHTRAT- “Mbi Juventus-Inter ekziston një kujtesë që vjen drejtpërdrejtë nga fjalët e Massimo Morrati. Por nuk duhet të harrojmë se ato janë gënjeshtra. Ai thotë fillimisht se nuk do të flasë për Calciopolin dhe më pas tregon historinë midis Iuliano dhe Ronaldo që nuk është e vërtetë”.
RREZIKU I INTERIT-“Palazzi, prokuror në kohën e Calciopoli, tha se Interi rrezikonte më shumë për sjelljen negative të presidentit të tij. Megjithatë, nuk ndodhi asgjë.
PRESIDENTI-“Do të ishtë më mirë që Morrati të shkonte të shihte ndeshjen si një tifoz që bën qejf dhe jo të bëj si president i një ekipi kur nuk është. Në këtë moment është më mirë të mbyllë gojën”.
RECOBA- “Interi u përpoq për të marrë një licencë false për të bërë një pasaportë false për të regjistruar Recoba si lojtar komunitar. Ky është mesazhi që po i dërgoj Morattit”. /oversport.tv