Moggi: Për Serie A luftojnë katër motra dhe më pas vjen humnera

Luciano Moggi ka dhënë një intervistë për “Libero” ku komentoi mbi kampionatin aktual të Serie A. Ai foli kështu për kryesuesit dhe forcën që klubet po shfaqin në këtë kompeticion.

Kampionati? “Janë katër motra që luftojnë dhe më pas vjen humnera”, e nisi fjalën e tij ish-drejtori sportiv i Juventusit. “Ky raund i mesjavës fshehu disa kuriozitete, si dhe tregoi përgjigjen që Napoli duhet të jepte përballë Sassuolos që mposhti Milanin në San Siro para disa ditësh.

Gjithashtu, u kuptua se Milani e kaloi tashmë zhgënjimin që pësuan nga disfata në shtëpi ndaj Sassuolos që i kushtoi kreun e tabelës. Për sa i përket Napolit, ata treguan se janë një grup i fortë për 70 minuta.

Ndërkohë, është edhe Interi që po vazhdon rrugëtimin e tij drejt majës, me Atalantë që ka konfirmuar rinovimin e trajnerit të tyre, Gian Piero Gasperini dhe kanë masakruar Venezia duke i shënuar 4 gola”. /oversport.tv