Janë zhvilluar ditën e sotme tre ndeshje të vlefshme për javën e 10-të të Superligës së Kosovës. Ballkani konfirmon formën e mirë që po kalon dhe mposht 2-1 Malishëven në shtëpi. Pas suksesit historik në Conference League, skuadra e Ilir Dajës merr fitoren e katërt radhazi në kampionat.
Diferenca me kryesuesit e Dritës është vetëm 3 pikë, por duhet të theksojmë se kampionët në fuqi të Kosovës kanë 2 ndeshje më pak se rivalët.
Llapi ka fituar 3-2 në shtëpi përballë Drenicës, ndërsa sfida Ferizaj-Gjilani është mbyllur në barazim 1-1. / Oversport.tv