Moment paniku në Premier League, tifozi sulmon trajnerin e njohur

Një episod i bujshëm ndodhi gjatë ndeshjes Leeds-Newcastle që përfundoi me rezultatin 2-2. Në minutën e 94-t një tifoz i vendasve hyri në fushë dhe iu afrua në mënyrë kërcënuese trajnerit të Neëcastle, Eddie Howe.

Tifozi fillimisht drejtoi gishtin në fytyrën e trajnerit dhe më pas i dha një të shtyrë. E gjithë situata shkaktoi acarimin e të gjithë stolit të mysafirëve që rrethuan tifozin përpara se të largohej nga stjuardët.

Pas ndeshjes, Howe foli për mediat duke u shprehur se i gjithë incidenti e kapi të papërgatitur. Ai u shpreh se ishte i fokusuar te ndeshja dhe, ajo që ndodhi ishte gjëja e fundit që mund të mendonte në atë moment. /oversport.tv

Foto: Newcastle United FC, Twitter