VIDEO/ Momente ankthi në Formula 1, aksidenti i Zhou i tmerron të gjithë

Një aksident shumë i frikshëm ka ndodhur në Çmimin e Madh të Britanisë në Formula 1, ku Guanyu Zhou u aksidentua që në kthesat e para të garës. Një përplasje mes George Russell dhe Zhou ka bërë që pilotit kinez t’i përmbyset makina dhe për disa metra të zvarritet në pistë.

Akoma dhe më të rrezikshëm e bëri aksidentin fakti se makina nuk u përplas me muret mbrojtëse, por në fund devijoi duke i kaluar edhe ato. Për fat të mirë, makina u mbajt nga rrjeta e vendosur nga përgjegjësit e pistës, çka e lehtësoi përplasjen.

Pas disa minutash ankthi, skuderia Alfa Romeo dha lajmin e mirë se Zhou nuk ka pësuar dëmtime serioze dhe është i ndërgjegjshëm. Aksident të rëndë pësoi edhe Alexander Albon që ndodhet në qendrën shëndetësore së bashku me Zhou.

Drejtuesit e garës megjithatë, valvitën flamurin e kuq duke ndaluar menjëherë garën./oversport.tv

Foto: Alfa Romeo F1 Team ORLEN, Twitter