Momente paniku në Holandë, shembet tribuna e tifozëve të Vitesses

Momente paniku në përfundim të ndeshjes mes Nec Nijmegen dhe Vitesse, e vlefshme për javën e 9-të të kampionatit holandez të futbollit, që u fitua nga miqtë me rezultatin 1-0.

Në përfundim të ndeshjes lojtarët e Vitesses kanë shkuar për të festuar suksesin, e firmosuar nga një gol i Nikolai Frederiksen, poshtë tribunës ku ishin vendosur tifozët e tyre.

Mbështetësit e kësas skuadre po festonin duke kënduar kore dhe duke kërcyer, kur papritur tribuna nuk mbajti më dhe e shemb. Për fat të mirë nuk pati të plagosur, por frika ishte e madhe, shumë e madhe. /Oversport.tv