Momente tmerri për Felipe Melo dhe familjen, i grabisin me armë gjatë udhëtimit  

Felipe Melo ka kaluar disa momente tmerri së bashku me familjen e tij. Mesfushori i Fluminenses është grabitur nga disa persona me armë ndërkohë që po largohej nga Rio De Janeiro pas fitores 4-0 në Maracana kundër Corinthians.

Grabitësit ndaluan makinën e tij dhe nën kërcënimin e armëve i detyruan të dilnin jashtë. Në makinë përveç Felipe Melos ishte edhe partnerja e tij, dy fëmijët dhe një mik.

Në fund grabitësit morën makinën e Felipe Melos dhe disa sende personale me vlerë. Për fat të mirë, Melo dhe pjesëtarët e tjerë që kaluan momentet e tmerrit janë mirë dhe nuk kanë pasur dëmtime. /oversport.tv

Foto: Fluminense Football Club, Facebook