Padiskutim që ky është momenti i Francesco Bagnaia, i cili do të niset i pari në Çmimin e Madh të Amerikës në MotoGP, pasi ka siguruar “Pole Position” në provat zyrtare.
Piloti i Ducatit është i vetmi, që arrin të fitojë një “Pole” në Austin, duke përjashtuar “Kapiten Amerikën” Marc Marquez, që e kishte Austin, pistën e tij të preferuar.
Bagnaia siguroi në pistën e Austin, “Pole Position” e tretë radhazi dhe vjen në garën e sotme, pas dy fitoreve radhazi në pistat e Aragonës dhe Misanos.
Piloti i Ducatit bëhet italiani i parë që fiton 4 “Pole Position” në një sezon, që nga viti 2009 kur Valentino Rossi arrinte 7 suksese të tilla.
Diferenca me kryesuesin e renditjes së pilotëve Quartararo mbetet akoma e madhe (48 pikë), por Bagnaia shpeson të bëjë një mbrekulli me Ducatin e tij dhe vazhdon të ëndërrojë titullin e madh.
Fabio Quartararo do të niset i dyti, ndërsa Marc Marquez i treti. Gara zyrtare e Çmimit të Madh të Amerikës do të zhvillohet sot në orën 21:00. /Oversport.tv