Reali i Madridit është me të vërtetë shumë pranë blerjes së Aurelien Tchouameni nga Monaco. Sipas asaj që shkruan “RMC Sport”, tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i mesfushorit francez nën urdhrat e teknikut Ancelotti.
Talenti i Monacos, që është kërkuar me ngulm edhe nga Paris Saint-Germain, Juventus dhe shumë klube prestigjioze të Premier League, do ti kushtojë klubit madrilen rreth 80 milionë euro.
Vendimtare në këtë tratativë ka qenë dëshira e lojtarit, që ka kërkuar vetëm transferimin te Reali i Madridit. / Oversport.tv
Foto: asmonaco.com