Monaco “tris” kundër Bordeaux, Angers surpriza e fillimit të sezonit

Monaco i afrohet zonës euro, pasi ka munduar skuadrën e Bordeaux me rezultatin 3-0. Tchouameni e zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Golovin dhe Ben Yedder u mbyllën shpejt llogaritë e këtij dueli.

Ecuri mjaft e mirë e Angers, që me 16 pikë renditet në vendin e katërt. Sot ata mposhtën Metz 3-2 dhe shfrytëzua edhe frenimin e Lorient në shtëpi.

Clermont i Elbasan Rashanit u mohoi fitoren me golin e barazimit 1-1 që shënuan në pjesën e dytë. Tre pikët i mori edhe Nantes, që në shtëpi likuidoi skuadrën e Troyes 2-0.

LIGUE 1 – JAVA 9

Monaco-Bordeaux 3-0
Shënues:
Tchouameni 35’, Golovin 48’, Ben Yedder 64’

Angers-Metz 3-2
Shënues:
Bronn 10’, Boulaya 59’/ Cho 53’, Mangani 66’, Bahoken

Lorient-Clermont 1-1
Shënues::
Bayo 15’/ Laporte 54’

Nantes-Troyes 2-0
Shënues::
Girotto 58’, Blas 69’

/ oversport.tv