Monaco triumfon në derbin e Mesdheut, Marseille ka harruar të fitojë

Monaco arrin të triumfojë në “Stade Vélodrome” dhe fiton 1-0 derbin e Mesdheut përballë Marseille. Një gol i Martins në pjesën e dytë ka vulosur fatin e kësaj sfide, që ndihet shumë nga tifozeritë e të dyja skuadrave.

Falë këtij suksesi Monaco i afrohet zonës që të çon në Kupat e Europës, ndërsa Marseille vazhdon serinë e rezultateve jo të mira dhe humbet mundësinë për tu ngjitur në vendin e dytë në renditje.

Vendasit luajnë më mirë në pjesën e parë dhe i afrohen golit me Valentin Rongier dhe Arkadiusz Milik, por rrugën e rrjetës e gjejnë miqtë me Jean Lucas në fund të pjesës së parë, por goli i tij anulohet nga VAR.

Monaco i afrohet golit me Kevin Volland në pjesën e dytë dhe pak minuta më vonë është Gelson Martins që zhbllokon derbin. Pas verifikimit në VAR, goli vlerësohet i rregullt.

Marseille hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit, por nuk arrin që të shënojë dot në portën e Monaco, që largohet me tre pikë të arta nga kjo transfertë. / Oversport.tv

Foto: AS Monaco Twitter

Francë – Ligue 1 / Java e 27-të

Marseille- Monaco 0-1

Martins 59’