Monchengladbach shpartallon Bayernin në kupë, jashtë loje dhe Leverkusen

Bayern Munich është shpartalluar në kupën e gjermanisë nga Borussia Monchengladbach me rezultatin e thellë 5-0. Bavarezët janë eleminuar kështu nga kupa në mënyrë të turpshme. Festën e nisi Kone i cili shënoi që në fillimin e takimit. Më pas ishte dygolëshi i Bensebaini që vulosi rezultatin e pjesës së parë në 3-0.

Atëherë kur pritej reagimi i Bayernit, në pjesën e dytë, vendasit shënuan edhe dy gola të tjerë. Ishte përsëri dygolësh, kësaj rradhe nga Embolo që i çoi shifrat zyrtare në 5-0.

Humbje të turpshme ka mësuar edhe Bayer Leverkusen, që është mundur në shtëpinë e vetë nga ekipi i Bundesliga 2, Karlsruher. Miqtë e gjetën golin e avantazhit që në minutat e para të takimit me anë të Cueto. Gjithsesi, vendasit reaguan dhe barazuan takimin në pjesën e dytë falë golit të Frimpong. Atëherë kur pritej që vendasit të mbyllnin takimin, Choi Kyoung-Rok bëri surprizën duke i dhënë fitoren Karlsruherit dhe mundësinë për të vazhduar më tej.

Në ndeshje të tjera, Bochum ka eliminuar me penallti ekipin e Augsburg ndërsa Union Berlin ka mposhtur në shtesa Mannheim. /oversport.tv

DFB POKAL- 1/16 E FINALEVE

BORUSSIA MONCHENGLADBACH-BAYERN MUNICH  5-0

Shënues: Kone 2’, Bensebaini 15’, 21’, Embolo 51’, 57’

BAYER LEVERKUSEN-KARLSRUHER 1-2
Shënues:
 Frimpong 54’ / Cueto 5’, Choi Kyoung-Rok 63’

BOCHUM-AUGSBURG 2-2 (5-4) PEN
Shënues:
 Pantovic 12’, 53’/ Oxford 55’, Vargas 58’

MANNHEIM-UNION BERLIN 1-3
Shënues:
Rossipal 4’ / Behrens 18’, 118’, Aëoniyi 95’

DYNAMO DRESDEN-ST PAULI 2-3

Shënues: Daferner 66’, Ziereis 73’ / Paqarada 63’, Dittgen 72’, Buchtmann 101’

HANNOVER-DUSSELDORF 3-0
Shënues:
Kerk 30’, Beier 90+2’, 90+5’

HEGENSBURG- HASNA ROSTOCK 3-3 (2-4) PEN
Shënues:
Singh 71’, Zwarts 90+1’, Breitkreuz 101’ / Riedel 9’, Mamba 56’, Breier 120+1’

STUTTGART-KOLN 0-2
Shënues:
Modeste 72’, 77’