Monza merr një pikë të vlefshme, Caprari i heq fitoren nga duart në fund Torinos

Nuk ka fitues në përballjen e javës së 34-t mes Torinos dhe Monzas që u mbyll në shifrat 1-1. Vendasit zhbllokuan fillimisht rezultatin me anë të Sanabrias, por në fund u ndëshkuan nga Caprari.

Torino u shfaq më rrezikshëm në pjesën e parë duke kërkuar të gjejë rrjetën dhe ia arriti. Aleksey Miranchuk arriti të realizojë, por goli i tij nuk vlejti për një prekje të topit me dorë dhe pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

“Granatat” nuk e ulën ritmin e lojës dhe në pjesën tjetër, duke u shpërblyer që në fillim nga Antonio Sanabria që shënoi një minutë pas startit të pjesës së dytë. Miqtë u përpoqën të barazonin shifrat dhe ia arritën pranë fundit të sfidës me anë të Caprarit.

Monza me këtë barazim është ngjitur në vendin e nëntë me 46 pikë të grumbulluara, po aq sa Torino që gjendet një vend më poshtë. /oversport.tv

Foto: AC Monza, Twitter