Monza nuk ndalet në merkato, zyrtarizohet afrimi i një tjetër mbrojtësi  

Adriano Galliani nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato vere. Monza ka zyrtarizuar edhe blerjen e tretë në këtë sesion transferimesh.

Bëhet fjalë për Andrea Carbonin i cili është blerë nga Cagliari. Mbrojtësi sard ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin e Monzës deri më 30 qershor të vitit 2027.

Galliani megjithatë, është shumë pranë edhe një tjetër transferimi. Ai është në bisedime me Sampdorian për të afruar edhe mesfushorin Antonio Candreva. /oversport.tv

Foto: Cagliari Calcio, Twitter