Morata del nga skena, Interi cakton tre emrat që do të synojë për sulmin

Interi ka vendosur edhe tre prioritetet finale sa i përket sulmuesit që do të afrojë në skuadër. Nuk do të jetë Morata një prej emrave që drejtuesit zikaltër do të provojnë ta sjellin në Milano edhe pse ishte dëshira kryesore e Inzaghit.

Në garë për momentin kanë ngelur tre emra. Folarin Balogun është objektivi kryesor. Zikaltrit kanë nisur bisedimet e para me Arsenalin për të parë mundësinë e blerjes së talentit amerikan.

Ndërkohë që alternativa e dytë është Beto i Udineses. Ky i fundit ka shkëlqyer me fanellën bardhezi në Serie A dhe shihet si një zëvendësues i denjë për Lukakun. Ndërkohë që alternativa e fundit është Gianluca Scamacca. Për talentin italian, Interi dëshiron të bëjë një lëvizje në ditët e fundit të merkatos. /oversport.tv

Foto: inter.it