Morata e ka mësuar vendimin, Juventusi nuk e blen nga Atletico Madrid

Juventusi e ka marrë vendimin final edhe për sulmuesin Alvaro Morata. Marca raporton se drejtuesit e bardhezinjve ia kanë komunikuar lojtarët se nuk do e blejnë.

Spanjolli u mor në huazim për dy vite nga Atletico Madrid dhe Juventusi ka paguar 20 milionë euro për këtë, ndërkohë që për ta blerë tani duhet të derdhë në arkat e klubit të LaLiga edhe 35 milionë euro të tjera.

Kjo nuk do të ndodhë dhe Morata duhet të kthehet tek Atletico Madrid, që do të preferonte ta shiste. Përfshirja në tratativat me Barcelonën për të mbajtur Griezmann është një opsion. / oversport.tv