Lëndimi i Tammy Abraham në ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A, ka komplikuar situatën tek Roma. Rikthimi i mundshëm i sulmuesit anglez në fushë nuk mund të parashikohet përpara muajit shkurt.
Klubi verdhekuq tashmë duhet të mendojë për një sulmues qendror në merkaton e verës. Sipas italianes “Calciomercato”, objektivi numër një i Jose Mourinho për repartin ofensiv është Alvaro Morata.
Sulmuesi spanjoll ka një dëshirë të madhe të rikthehet të luajë në Serie A. Shuma për të cilën Roma mund të transferojë në kryeqytet ish-sulmuesin e Juventusit është 30 milionë euro.
Në rast se Morata do të transferohet te Roma, spanjolli do të gjente atje ish-shokun e tij të skuadrës, Paulo Dybala. Megjithatë, nuk mbetet pas në garë për shërbimet e tij dhe Milani. /oversport.tv