Morata larg Juventusit, Zonja e Vjetër ka dy alternativa

E ardhmja e Alvaro Morata duket larg Juventusit. Sulmuesi nuk i ka bindur drejtuesit e Zonjës së Vjetër me performancat dhe rendimentin e tij. Kjo ka bërë që ata ta hedhin sulmuesin në merkato duke parë për alternativa të tjera.

Në Spanjë, largimi i Moratës konsiderohet si diëka e sigurt. Sipas “AS”, spanjolli do të jetë një emër i nxehtë në merkaton e ardhshme. Ndërkohë, ata japin edhe dy alternativat që drejtuesit e Juventusit po mendojnë ta zëvendësojnë.

Numri një në listën e “Zonjës së Vjetër” është sulmuesi i Fiorentinës, Dusan Vlahovic. Serbi ka vendosur që mos të rinovojë kontratën me klubin aktual dhe shpresat për drejtuesit juventin kanë për të afruar atë janë rritur.

Ndërkohë, në listë mbetet edhe një dëshirë e vjetër e Juventusit. Ai është ish-sulmuesi i Interit, Mauro Icardi. Argjentiansi aktualisht është tek ekipi i PSG, por hapësirat e pakta kanë bërë që ai të shqyrtojë ofertat që do të vijnë. Megjithatë, sipas “AS” ende nuk është bërë asnjë hap zyrtar për të afruar lojtarët e kërkuar. /oversport.tv