Në një intervistë të dhënë për “Messaggero”, ish-presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti, ka vlerësuar pozitivisht paraqitjet e Cristiano Ronaldos në Itali dhe ka shënjestruar drejtuesit e Juventusit, që nuk arritën të fitojnë diçka të rëndësishme.
“Ronaldo e bëri detyrën e vet, shënoi një mal me gola. Gjithsesi projekti në përgjithësi nuk funksionoi. Donin të bëheshin skuadra më e mirë në Botë, duke sjellë në Torino më të mirin, por nuk fituan asgjë”, – ka thënë ish-presidenti i Interit.
Moratti ka mbetur i magjepsur nga PSG: “Kur sheh në fushë Messi, Neymar, Mbappe dhe shokët e tyre mbetesh pa fjalë”.
Për Interin e tij thotë: “Më pëlqen skuadra. Inzaghi ka bërë që largimet të mos ndihen. Dzeko është një lojtar shumë i mirë”.
Nuk mund të mos mungonin dy fjalë për Mourinho. “Jam shumë i lumtur për të. Çon entuziazëm kudo ku shkon dhe kërkon gjithmonë të fitojë”, – ka deklaruar Massimo Moratti. / oversport.tv