Moratti: Dua Insignen tek Interi, De Laurentiis meriton titullin

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit, ka folur për situatën e Insignes dhe Napolit në një intervistë të dhënë për “Il Mattino”:

“Insigne do të bënte mirë në çdo skuadër, ka gjithmonë diçka më shumë, por më vjen keq sepse në kombëtare nuk ka arritur asnjëherë që të tregojë se sa vlen me të vërtetë. Meqë është në prag të skadimit të kontratës, nuk është nevoja për të bërë çmendurira.

Presidenti i Napolit, De Laurentiis, ka kuptuar se futbolli është një ndërmarrje dhe tashmë meriton titullin kampion”.

Moratti më pas ka vazhduar: “Çfarë efekti do të më jepte fakti nëse do të shikoja Insignen me një fanellë të ndryshme nga ajo e Napolit? Ky është futbolli i sotëm. Babai im nuk donte që ti ndryshonte lojtarët që donte më shumë. Kur kuptoi që duhej bërë kjo gjë, zgjodhi të largohej nga Interi. Dhe unë e kuptoj.

Ka nga ata që thonë se pas Tripletës duhej të kisha shitur ndonjë lojtar, por do të ishte një çmenduri, një provë mosmirënjohjeje dhe madje edhe padrejtësi. Pastaj, ashtu siç tregon Juventusi i sotëm, nuk është e lehtë që të ndërtosh një skuadër”. /Oversport.tv