Morgan De Sanctis është drejtori i ri sportiv i Salernitanës

Salernitana ka zgjedhur Morgan De Sanctis si drejtorin e ri sportiv për sezonin e ri, një pozicion që mbeti vakant në klub pas largimit të Walter Sabatinit.

“Salernitana njofton se ka arritur marrëveshjen me Morgan De Sanctis dhe i ka besuar atij detyrën e Drejtorit sportiv të klubit”, lexohet në njoftimin e klubit në faqen zyrtare.

Ish-portieri i Udinese, Napoli dhe Roma, pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur ka punuar si “team manager” dhe më pas si bashkëpunëtor i anës sportive tek klubi verdhekuq. / Oversport.tv

Foto: ussalernitana1919.it