Mosha vetëm një numër për Hodgson, 75-vjeçari rinovon me klubin anglez

Mosha që ka nuk e pengon aspak për të bërë atë që ai dëshiron. Edhe pse është në moshën 75 vjeç, Roy Hodgson ka rinovuar kontratën e tij me Crysal Palace edhe për një vit nën drejtimin e tyre.

Rinovimin e trajnerit anglez e ka bërë të ditur vetë klubi në një postim në rrjetet sociale. Hodgson u rikthye nën drejtimin e Crystal Palace në fundin e muajit mars të këtij viti.

Tashmë ai do të jetë në krye të tyre të paktën deri në vitin 2024. Kjo është hera e dytë që 75-vjeçari drejton Crystal Palace pasi i ka drejtuar këta të fundit në vitet 2017-2021. /oversport.tv

Foto: Crystal Palace Football Club, Facebook