MotoGP: Bagnaia fiton në Valencia, Rossi largohet mes duartrokitjesh

Francesco Bagnaia fiton Çmimin e Madh të Valencias, etapën e fundit të kampionatit botëror të MotoGP. Piloti italian, zëvendës-kampion bote, triumfon në suksesin e trefishtë të Ducatit, pasi pas tij renditen Jorge Martìn dhe Jack Miller, që kompletojnë podiumin në tokën spanjolle.

Valentino Rossi, në garën e tij të fundit në karrierë, i thotë lamtumirë botës së MotoGP-së duke zënë vendin e 10-të. Në ditën e Valentino Rossit mund të ndodhte vetëm kjo, me nxënësin e “doktorit” Francesco Bagnaia që fiton dhe çon në delir Ducatin, që fiton titullin për konstruktorë.

Festë e madhe në skuadrën italiane, por edhe në tribuna, pasi tifozët i japin lamtumirën Valentino Rossit, që largohet përfundimisht nga MotoGP, pas një karriere të gjatë prej 26 vitesh, të mbushur me suksese, rekorde dhe tituj botërorë. Mbyll karrierën një nga pilotët që ka shkruar historinë e MotoGP-së. / Oversport.tv

Renditja e Çmimit të madh të Valencias:

Renditja e përgjithshme e pilotëve:

Renditja e përgjithshme e skuadrave: