MotoGP: Bagnaia më i shpejti në Gjermani, e ndjek Quartararo

Janë zhvilluar provat zyrtare të MotoGp për Çmimin e Madh të Gjermanisë, me Francesco Bagnaia që ia ka dalë të marrë një “pole position” dhe të të niset në garën e nesërme nga vendi i parë.

Pas pilotit të Ducatit renditet Fabio Quartararo, ndërsa podiumin në provat zyrtare e mbylli francezi tjetër Johann Zarco. Aleix Espargaro u rendit në vendin e katërt duke lënë pas Di Giannantonio.

Piloti tjetër i Ducatit, Jack Miller u rendit në vendin e gjashtë, ndërsa italiani Marini në vendin e shtatë. Top 10 u plotësua nga Martin, Vinales e Nakagami. /oversport.tv

Foto: Michelin Motorsport, Twitter