MotoGP: Dominon Ducati, Bastianini niset i pari në Çmimin e Madh të Austrisë

Enea Bastianini ka arritur të fitojë “Pole Position” në Çmimin e Madh të Austrisë, i pari në karrierën e tij në MotoGP, pasi ka vendosur kohën më të shpejtë në pistën “Red Bull Ring” (1:28.772).

Piloti i Ducatit ka zënë vendin e parë në provat zyrtare pasi ka qenë vetëm 24 të mijtat më i shpejtë se Ducati zyrtar i Bagnaia. Nga vendi i tretë do të niset Miller.

Lideri i renditjes për pilotë,  Fabio Quartararo do të niset nga vendi i pestë. Ducati ka dominuar provat zyrtare, pasi katër motorë të skuadrës italiane nisen nga 4 vendet e para. / Oversport.tv

Foto: MotoGP Facebook