MotoGP: Ducati dominon në Amerikë, “Pole Position” për Martin

Jorge Martin do të niset i pari nesër në Çmimin e Madh të Amerikës, pasi ka arritur të sigurojë Pole Position në etapën e katërt sezonale të MotoGP.

Piloti i skuadrës Ducati Pramac ka regjistruar kohën më të mirë në provat zyrtare të pistës amerikane, duke i paraprirë katër motorëve Desmosedici, që rrëmbejnë 2 radhët e para të nisjes.

Miller dhe Bagnaia do të nisen nga vija e parë, ndërsa Zarco dhe Bastianini nga e dyta, para Quartararo.

Gara e Çmimit të Madh të Amerikës do të zhvillohet nesër në orën 20:00 dhe mund ta ndiqni Live në platformën Tibo. / Oversport.tv

Foto: Michelin Motorsport Twitter