MotoGP: Francesco Bagnaia dominon dhe fiton Çmimin e Madh të Italisë

Francesco Bagnaia ka dominuar dhe nuk ka vënë në asnjë moment në diskutim fitoren në Çmimin e madh të Italisë në MotoGP. Kampioni në fuqi i botës arrin suksesin e plotë në tokën italiane (pas fitores në provat zyrtare dhe në garën Sprint të ditës së shtunë), duke menaxhuar avantazhin që në fillim të garës.

Jorge Martin u mundua të vendosë në vështirësi pilotin e Ducatit, por pa arritur ti rrëmbejë vendin e parë, duke u kënaqur me vendin e dytë. Në shkallën më të ulët të podiumit qëndron piloti tjetër i skuadrës Pramac, Johann Zarco.

Luca Marini me Ducati mbyll garën në vendin e katërt, ndërsa Brad Binder i pesti, përpara Aleix Espargarò dhe Jack Miller. Marco Bezzeçhi renditet i teti, Enea Bastianini zë vendin e nëntë, ndërsa  Franco Morbidelli plotëson 10-en e parë. / Oversport.tv