MotoGP: Francesco Bagnaia fiton Çmimin e Madh të Italisë

Francesco Bagnaia ka fituar Çmimin e Madh të Italisë në Mugello, etapën e tetë sezonale të kampionatit botëror të MotoGP.

Piloti i Ducatit, që nisi garën nga vendi i 5-të, arriti të triumfojë në shtëpi duke mbyllur garën para Fabio Quartararo me Yamaha dhe Aleix Espargaro me Aprilia.

Me fitoren e arritur në Itali, Bagnaia ngjitet në vendin e katërt në renditjen e përgjithshme të pilotëve, 41 pikë larg kryesuesit Quartararo, që ka një avantazh prej tetë pikësh me vendin e dytë që mbahet nga Espargarò. / Oversport.tv

Foto: MotoGP™ Twitter