MotoGP me kampion të ri, Fabio Quartanaro është mbreti i ri i motorave

MotoGP ka një kampion të ri. Fabio Quartararo ka përfituar në vendin e katërt në Çmimin e Madh të Italisë dhe është shpallur për herë të parë kampion bote.

Francezi përfitoi edhe nga rrëzimi i Francesco Bagnaia pesë xhiro nga përfundimi i garës. Sakaq, garën e fitoi Marc Marquez i cili u ndoq nga Pol Espargaro. Në vendin më të ulët të podiumit u ngjit Bastianini.

Në garën e tij të fundit në Itali, edhe Valentino Rossi ka regjistruar një pikë i cili e mbylli garën në vendin e 10. Kështu, kampioni i ri i botës është Fabio Quartararo. “El Diablo” është shpallur kampion për herë të parë në karrierën e tij në moshën 22 vjeçare. /oversport.tv