MotoGP: Quartararo niset i pari në Indonezi, dy Ducati Pramac pas tij

Fabio Quartararo ka marrë “Pole Position” në Çmimin e Madh të Indonezisë, etapën e dytë sezonale të kampionatit botëror të MotoGP.

Piloti francez i Yamahas ka regjistruar kohën më të mirë në provat zyrtare, duke u renditur para 2 Ducati Pramac të Jorge Martìn dhe Johann Zarco, që plotësojnë vijën e parë të nisjes.

Bagnaia do të niset nga vija e dytë pas Brad Binder dhe Enea Bastianini. Pas paraqitjes jo të mirë në Katar, Fabio Quartararo ka dominuar në provat zyrtare në pistën “Mandalika”, duke regjistruar kohën më të shpejtë në xhiron e pestë nga 7 që bëri.

Askush nuk mund të bëjë më mirë se ai dhe të gjithë rivalët do të nisen pas tij nesër në garën zyrtare që do të startojë në orën 8-të të mëngjesit. / Oversport.tv

Foto: Fabio Quartararo Twitter