MotoGP: Quartararo nuk ka rivalë në Barcelonë, çfarë gafe e Aleix Espargaro

Në fund të një gare fillimisht të shënuar nga rrëzime, Fabio Quartararo arrin të triumfojë në Çmimin e Madh të Katalonjës dhe falë suksesit në Barcelonë shkëputet i vetëm në krye të renditjes për pilotë.

Kampioni në fuqi i MotoGP arrin fitoren e dytë sezonale në kampionat, ndërsa për Francesco Bagnaia është një ditë e errët. Piloti i Ducatit (bashkë me Alex Rins) është viktimë i përplasjes së shkaktuar nga Takaaki Nakagami në fillim të garës.

Në podium në Barcelonë bashkë me Quartararo janë ngjitur edhe Jorge Martin dhe Johannn Zarco. Gafë e Aleix Espargaro, që feston një xhiro para përfundimit të garës dhe humbet vendin e dytë, duke mbyllur garën në vendin e 5-të pas Joan Mir. / Oversport.tv

Foto: MotoGP™ Twitter