MotoGP: Zarco niset i pari në Silverstone, Espargaro dhuron spektakël

Johann Zarco me Ducati Pramac ka fituar “Pole position” në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Anglisë, pasi ka vendosur kohën më të mirë me xhiron rekord 1:57.767 në Silverstone.

Pas francezit në garën e nesërme do të nisen Maverick Vinale me Aprilia dhe Jack Miller me Ducatin zyrtar. Nga vendi i katërt do të niset Quartararo, ndërsa Bagnaia nga vendi i pestë.

Por, vëmendjen në provat zyrtare të Silverstone e ka marrë Aleix Espargarò, që pasi u rrëzua gjatë provave në FP4, arriti që të zërë vendin e 6-të në kualifikuese. / Oversport.tv

Foto: MotoGP Facebook