MotoGP zbarkon në Kazakistan, zyrtarizohet marrëveshja 5-vjeçare

MotoGP zbarkon në Kazakistan. Duke nisur nga viti 2023 kampionati botëror i motorëve do të ketë në kalendar edhe një garë të re.

“Dorna” dhe “Fim” kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje 5-vjeçare me Kazakistanin, që bëhet vendi i 30-të që mirëpret garat e MotoGP që nga viti 1949.

Çmimi i Madh i Kazakistanit do të zhvillohet në pistën “Sokol International Racetrack”, që ndodhet në një distancë të vogël nga Almati, qyteti më i madh kazak.

Vazhdon ekspansioni i MotoGP dhe pista e “Sokol International Racetrack”, bëhet “teatri” i 74-t që pret një garë të kampionatit botëror. / Oversport.tv

Foto: MotoGP Twitter