Manchester United arriti të bëjë një goditje të madhe në merkato duke afruar Mason Mount nga Chelsea për shifrën e 75 milionë euro. Pas konfirmimit si lojtar i “djajve të kuq”, mesfushori anglez foli për ndjesitë e tij nga ky transferim.
“Nuk është kurrë e lehtë të largohesh nga klubi në të cilin je rritur, por Manchester United do të jetë një sfidë e re dhe shumë emocionuese për vazhdimin e karrierës sime. Pasi jam përballur kundër tyre, e di sa të fortë janë dhe se ku po shkoj dhe mezi pres të jem pjesë e këtij grupi për të fituar trofe të mëdhenj.”- thotë Maunt i cili më pas flet edhe për trajnerin e skuadrës së tij të re.
“Të gjithë mund të shohin se skuadra ka bërë përparime të mëdha nën drejtimin e Erik ten Hag. Pasi u takova me trajnerin dhe diskutova planet që ai ka, jam shumë i emocionuar për sezonet që na presin dhe jam gati të jap gjithçka për të bërë një punë të mirë dhe produktive.
Unë jam ambicioz. E di se sa e mrekullueshme është të fitosh trofe dhe çfarë duhet për ta bërë këtë. Do të jap gjithçka për Manchester United”, përfundoi Mason Mount. /oversport.tv
Foto: Manchester United, Twitter